
Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë ka nisur takimin e radhës me shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kryesojnë ekipin e Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Avni Arifi, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që prej marrjes së mandatit nga Kuvendi i Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Takimi i ditës së sotme ka natyrë konsultuese.



