Kosova do vendosë masa reciprociteti me Serbinë? (VIDEO)

Kosova do vendosë masa reciprociteti me Serbinë? (VIDEO)

Qeveria e Kosovës po sheh mundësine e përshkallëzimit të masave ndaj Serbisë. Kështu, pas taksës 100%, prishtina mund të vendosë masa reciprociteti ndaj Beogradit, cka nënkupton ndalimin e makinave me targa serbe, apo mosnjohja e dokumenteve serbe.

Pas vendosjes së taksës 100% për mallrat serbe, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masave kundër Serbisë. Këtë herë bëhet fjalë për ndalimin e hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë, duke vendosur procedurën e njëjtë që Serbia aplikon për targat e Kosovës. Vendimi tjetër do të jetë mosnjohja e dokumenteve të Serbisë, njësoj siç nuk i pranon Serbia dokumentet e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve dhe dokumente të tjera. Këto tre masa janë bërë të ditura nga Haki Shatri, këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj I cili pohoi se pavarësisht se këto janë në fazë diskutimesh.

 “Në mbledhjen e Qeverisë që është të marten nuk ka të papritura një gjë të tillë vetëm nëse vendoset diçka si e jashtëzakonshëm. Është fjala për tri masa që janë të një natyre të ngjashme me 100-përqindëshin e që lidhen me pranimin ose mos pranimin e dokumenteve, të njëjta dokumente që Serbia nuk i njeh nga Kosova, pastaj si masë tjetër është ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë, e cila aplikohet për veturat e qytetarëve nga Kosova si dhe një masë ka të bëjë me regjistrimin e kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën nga Serbia. Tani 18 vjet Serbia nuk njeh dokumentet, targat e veturave dhe certifikatat e ndryshme që lëshohen nga autoritetet tona”.

Edhë pse vendosja e tarifës për mallrat Serbe dhe të Bosnjë Hercegovinës u kundërshtua tepër nga ndërkombëtarët të cilët bën thirrje për tu tërhequr nga ky vendim, deri tani autoritetet nga Prishtina zyrtare nuk janë zbrapsur. Ndërkohë sipas Beogradit e vetmja mënyrë për dialog është heqja e taksës, fakt që nuk pranohet nga Haradinaj, I cili më herët ka deklaruar se nuk ka heqje të tarifës pa u njohur pavarësis e Kosovës. Sakaq ky vendim ka ndikuar në ngritjen e ccmimeve në kosovë, por përpos kësaj përfaqësues të bizneseve të cilët dolën në përkrahje të Qeverisë së Kosovës pasi ata vazhdimisht ishin përballur me mosnjohjen nga Serbia të dokumenteve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy