Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

142 raste të reja janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, është bërë e ditur nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani. Ai ka njoftuar se sot janë testuar 485 mostra që janë marrë nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

Ramadani ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ai ka njoftuar edhe për shërimin e 101 pacientëve, duke bërë kështu që numri total i të shëruarve të shkojë në 3 mijë e 69.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka vizituar Gjilanin.

Në po këtë konferencë, ai e ka shpalosur përbërjen e Bordit 11-anëtarësh Këshilldhënës për Luftimin e COVID-19. Kryesues, si është bërë e ditur më herët, është caktuar mikrobiologu Lul Raka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy