
Dokumentet që lidhen me Covid-19 nuk do të jenë kusht për qytetarët shqiptarë që të hyjnë në Greqi. Vendimi i shtetit helen është bërë me dije nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.



