
Nëntë milionë njerëz humbasin jetën e tyre çdo vit për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur nga substancat toksike të lëshuara nga njeriu.
Kjo shifër konfirmohet nga një analizë e publikuar nga Komisioni i Ndotjes dhe Shëndetësisë në revistën “The Lancet” e cila konfirmon atë që tashmë është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në fakt, 1 në 6 vdekje ndër ato që ndodhin në planetin tonë është pasojë e drejtpërdrejtë e një sëmundjeje të shkaktuar nga ndotja: para së gjithash e ajrit, por edhe e ujit dhe e tokës.
Kjo shifër (në aspektin numerik) në fakt ka qenë e qëndrueshme që nga viti 2015.
Në nivel cilësor, studiuesit shënuan një rritje të numrit të viktimave në shtetet perëndimore. Një fakt që udhëton krah për krah me industrializimin.



