BE, Hogan anulon udhëtimin në SHBA e Kanada prej koronavirusit

BE, Hogan anulon udhëtimin në SHBA e Kanada prej koronavirusit

Zyrtari i lartë i tregtisë së Bashkimit Evropian ka anuluar planet për të vizituar Shtetet e Bashkuara dhe Kanada javën e ardhshme pasi shqetësimet përshkallëzohen në lidhje me koronavirusin dhe përhapjen e shpejtë të tij, thanë dy zyrtarë të BE të mërkurën.

Komisioneri i Tregtisë i BE, Phil Hogan kishte planifikuar të mbajë dy fjalime në Uashingtonin dhe të takohej në Otava me 12 anëtarë të tjerë të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke u përpjekur të hartojë plane për të reformuar trupin tregtar me bazë në Gjenevë.

Zyrtari i BE-së  u tërhoq nga një konferencë mbi tregtinë transatlantike që do të pritej nga Dhoma e Tregtisë së SHBA-SË të hënën, së bashku me këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow.

Hogan gjithashtu anuloi planet e tij për të udhëtuar në Kanada më 18 maj për një takim të 13 anëtarëve të OBT-së, përfshirë Australinë, Brazilin dhe Japoninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy