Zogaj: Në shitblerjen e votës u përfshinë edhe komisionerë të opozitës

Zogaj: Në shitblerjen e votës u përfshinë edhe komisionerë të opozitës

Kandidati për deputet i PD-së në Lezhë thotë se edhe komisionerë të opozitës janë kompromentuar dhe kanë pasur rolin e tyre në shitblerjen e votës. Preç Zogaj bëri fajtorë Ramën dhe Metën gjatë intervistës në “Channel One”.

“Marrëveshja Rama-Basha ka dështuar për shitblerje e votës dhe për dhunën. Komisionerë të blerë që mund të jenë dhe të opozitës apo dhe të Partisë Demokratike, kanë ndihmuar në blerjen e votës apo dhe te sekuestrimi i kartave. Ben Blushi me zbulimet e veta po akuzon Partinë Socialiste, dhe komisionerë të opozitës, pasi janë kompromentuar. Pa dyshim Edi Rama dhe Ilir Meta që kanë lejuar blerjen e votës kanë përgjegjësi të madhe. Unë në çdo komision që do të ngrihet, unë do t’i jap me emra dhe do të provoj që janë blerë votat”, tha Zogaj.

Zogaj u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk është real.

“Demokracia të jep më shumë se një shans, dhe ndonjëherë humbjet janë për të nxjerrë një mësim. Ky nuk është rezultati real. Unë mendoj se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD-ja do të shkonte në 60 deputetë. Të gjithë këta deputetë kanë humbur nëpër skenarë dhe janë disa skenarë që janë këtu. Janë disa momente dobësie që kanë prodhuar këtë rezultat negativ”, tha Zogaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy