
Një gazetar i New York Times u vra dhe një tjetër u plagos nga forcat ruse në Irpen pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit.
Lajmin e bën të ditur kreu i policisë së rajonit të Kievit.
Gazetari i vrarë u identifikua nga policia ukrainase si Brent Renaud, korrespondent i NYT dhe shtetas amerikan.
“Sigurisht, profesioni i gazetarit është një rrezik, por shtetasi amerikan Brent Renaud e pagoi me jetë përpjekjen për të nxjerrë në pah mizorinë e agresorit”, tha shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebytov në Facebook.



