Tomorri: Lagjja e re në Laç, një nga shembujt më të mirë të asistencës nga jashtë (VIDEO)

Tomorri: Lagjja e re në Laç, një nga shembujt më të mirë të asistencës nga jashtë (VIDEO)

Ndërtimi i 522 banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti është një ndihmë e drejtpërdrejtë, pasi nuk ka kaluar në procedura prokurimi nga autoritetet shqiptare, çka i heq dyshimet për abuzime. Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se lagjja e re e ndërtuar në Laç ka standarde të tjera nga ato që jemi mësuar të shohim në Shqipëri.

Projekti i Laçit është disi specifik. 522 banesat e inauguruara sot janë ndërtuar vetë nga autoritetet turke, pra nuk kanë kaluar përmes një procedure prokurimi nga qeveria shqiptare. Dyshimet qëndrojnë por vlejnë për ato tendera që janë prokuruar nga autoritetet shqiptare.

Është një ndihmë e madhe dhe e drejtpërdrejtë. Një nga arsyet pse Shqipëria ka përfituar pak nga ndihma e huaj është se këto ndihma kanë ardhur jo në formë të prekshme, por në formën e asistencës teknike dhe ato ashtu siç vinin, shkonin te ato vende që i kanë sjellë. Kjo e qeverisë turke është një nga shembujt më të mirë të asistencës nga jashtë. Duhet thënë që Turqia ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në sektorin e ndërtimit. Nga pamjet që ofrohet duket që është ndërtuar me cilësi. E gjithë lagjja është konceptuar si lagje estetike dhe jo si lagjet kaotike në Shqipëri.

Sa u takon marrëveshjeve me qeverinë turke, Tomorri tha se më e rëndësishmja është ajo për asistencën në raste fatkeqësish natyrore.

Në 7 marrëveshjet e listuara nuk ka ndonjë që shërben në mënyrë të qenësishme. Por do të nënvizoja marrëveshjen për bashkëpunim në rastet e fatkeqësive natyrore. Duhet parë nëse kjo është thjesht në aspketin e trajnimit apo do të ketë edhe asistencë materiale. Ne e dimë si janë agjencitë e këtij sektori. Një ndihmë në këtë fushë është e mirëpritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy