Rusi, opozitari Ilya Yashin dënohet me 8 vite e gjysmë burg

Rusi, opozitari Ilya Yashin dënohet me 8 vite e gjysmë burg

Opozitari rus Ilya Yashin u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg gjatë së premtes, pasi u shpall fajtor për përhapjen e informacionit të rremë për forcat ushtarake ruse.

Gjithçka pasi në muajin prill foli për abuzimet e kryera nga ushtria ruse në Bucha, në kanalin e tij në YouTube.

Për katër vjet të tjera, Yashin nuk do të lejohet që të përdorë internetin. Yashin, ish-deputet i asamblesë së qarkut Krasnoselsky të Moskës, i arrestuar korrikun e kaluar, është një nga kundërshtarët e paktë të mbetur në Rusi.  

Përhapja e informacionit të rremë për ushtrinë u fut në kodin penal rus, së bashku me atë të diskreditimit të forcave, menjëherë pasi filloi lufta në Ukrainë, më 24 shkurt.

Sipas gjykatësit, Yashin “shpërndau informacion të rremë, duke e ditur se po e bënte diçka të tillë i motivuar nga urrejtja politike”, ndonëse e dinte se Rusia po punon “për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ukrainë”.

Duke folur pas gjyqit, Yashin kërkoi që të “ndalet kjo çmenduri”, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy