
E.A, e përfolur në media si e dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër. Ajo është pronare e një dyqani në “Myslym Shyri” dhe është vënë në pranga rreth 1 muaj më parë.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se me dashje apo pa dashje E.A ka ndihmuar në vrasje megjithëse vajza në fjalë nuk pranon të flasë e të bashkëpunojë.
Më tej Bregu tha se makina e E.A është përdorur në vendngjarje dhe se ka disa komunikimi telefonike.
Arrestimi është bërë kohë më parë, u zbulua kohët e fundit nga një kolege. SPAK e kishte mbajtur të fshehtë, është në urdhër arrestet e tij, nuk është se duhet të lajmërojë mediat përveç rasteve që kanë impakt.
Historia ka nisur një muaj më parë kur u arrestuar Safet Bajrit, pas një problematike që ka ardhur në rritje në Shkodër pas masakrës së Dobraçit. U gjet mënyrë për të sheshuar gjërat dhe mos vazhduar më në përplasjen mes dy familjeve, që ka një histori më shumë se 5 vjeçare në përplasjen mes familjes Bajti dhe Lici në Shkodër që ka prodhuar shumë viktima dhe shumë ngjarje të rëndë
Deri tani në 20-30 vrasjet që kanë ndodhur në 5 vitet e fundit në Shkodër nuk është ngritur një akuzë ndaj një personi, jo më të jetë dënuar dikush, kjo është hera e parë dhe si herë e parë ka rëndësi si do hetohet dhe si do të dërgohet dosja në gjykim nga ana e SPAK. Kjo do të jetë ndihmë e madhe për të zbardhur ngjarjet kriminale në këtë qytet.
Është me interes që të dimë se çfarë kanë ato që dhe media vetë ka hedhur si akuza. Kur SPAK nxorri lajmërimin për arrestimin e Safet Bajrit bëri një lidhje dhe e çoi vrasjen e Fatbardh Licit si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës dhe bashkëshortes së tij. Këtë ngriti si motiv, që ne e kemi ngritur shpesh herë në media dhe pse nuk kemi pasur prova të rëndësishme.
Duhet të ishte ndërhyrë më shpejt, dhe nëse do ishte ndërhyrë nuk do ta kishte masakrën e Dobraçit.
Automjeti i saj, mendohet se është përdorur në vendngjarje. Ka disa komunikime telefonike. Kemi të bëjmë me një vajzë që nuk pranon në asnjë lloj rrethane të bashkëpunojë me drejtësinë. Duke qenë se nuk jep asnjë shenjë për t’i dhënë drejtësisë për të vazhduar në bazë të dëshmive të saj është ngritur dhe akuza e dhënies ndihmë në këtë vrasje. Kjo është arsyeja pse është arrestuar, ndodhet në burgun e grave. Mund të trajtohej me ndonjë masë më të lehtë, por GJKKO ka vendosur të lerë në burg, e kanë lënë duke menduar se burgu do t’i ushtrojë presion dhe mendoj që duke qenë një grua në një moment do të fillojë do të rrëfejë.
Me dashja apo pa dashje ka ndihmuar në vrasje. Kjo pastaj vlerësohet nga gjykata. Janë gjetur prova dhe ka dyshime që me mënyrën e saj, me aktivitetin e saj ka ndihmuar. A ka pasur dijeni se çfarë do ndodhte se ka qenë në dijeni të një plani, kjo është tjetër gjë.
Nuk flet, do ketë ndonjë avokat të mirë, e kanë këshilluar të mos flasë.
Për herë të parë një dosje e një vrasjeje në Shkodër është hapur.



