
E prekur nga disa studiues por jo në mënyrë tërësore dhe shteruese, tema e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane vjen në një tjetër optikë nga historiani i njohur profesor Paskal Milo. Një punë shumë vjeçare e bazuar në dokumente arkivore në Shqipëri, Amerikë dhe Europë është kurorëzuar me një botim voluminoz me titull “Diplomacia e Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane”. Si një ish-diplomat që i ka përjetuar nga afër kuptimet dhe nënkuptimet e politikës së jashtme, profesor Milo zbulon se iu desh një punë e madhe për të nxjerrë nga arkivat dinamikën e marrëdhënieve shqiptaro amerikane.



