Monitorimi me kamera inteligjente/ Rama: Me një sistem të tillë do ishte zbardhur ngjarja në Rinas

Monitorimi me kamera inteligjente/ Rama: Me një sistem të tillë do ishte zbardhur ngjarja në Rinas

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe rrugëve do të zbatohet brenda këtij mandati qeverisës. Duke folur gjatë dëgjesave publike për buxhetin, Rama tha se me një sistem të tillë do të ishte zbardhur në kohë reale atentati në Aeroportin e Rinasit. 

 

Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe rrugëve është një projekt strategjik. Në momentin që dikush bën një shkelje në sistemin qendror të rrjetit të kamerave vjen sinjali dhe del personi konkret, i identifikuar. 8 muaj na ka marrë vetëm burokracia për të përfunduar procesin e dokumentacionit, në mënyrë që të fillojë implementimi. Emiratet s’janë kanë dhënë dikujt tjetër këtë sistem, na i kanë dhënë ne. Kërkon 12 muaj kohë të vendoset. Pastaj do kemi mundësi të bëjmë planet, edhe monitorimin. Nëse do kishim atë sistem në këmbë ngjarja e Rinasit do ishte zbardhur në kohë reale. Ai sistem parandalon në mënyrë jashtëzakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, respektimin e rregullave, nga qarkullimi te rregullat e bashkëjetesës në një lagje. Brenda këtij mandate jo vetëm do ta kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy