Vuçiç: Nuk është serb ai që vrau Ivanoviçin

Vuçiç: Nuk është serb ai që vrau Ivanoviçin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, doli para mediave në krah në kryeministres Ana Brnabiç, në lidhje me vrasjen e liderit të serbëve të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç.

Ai e cilësoi ngjarjen një akt terrorist, i cili do të zbardhet shumë shpejt.

Vuçiç  tha se i është kërkuar EULEX-it që Serbia të bëhet pjesë e hetimeve në lidhje me vrasjen.

Dyshohet se vrasësit kanë lënë disa gjurmë dhe kjo është arsyeja pse Serbia po kërkon pjesëmarrjen aktive përkrah autoriteteve të EULEX-it.

“Kushdo ta ketë vrarë Oliver Ivanoviçin, ai nuk është serb, më e pakta mund të ketë një emër serb”, tha ai.

Vuçiç gjeti rastin t’i kundërpërgjigjet Kadri Veselit për deklaratën e tij se ‘nëse Serbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”.

Vuciç e ka quajtur Veselin “Zoti i Kosovës”, ndërsa shtoi se ai në Nish mund të shkojë vetëm si turist.

“Është çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë. Veseli ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish dhe ne i kemi kuptuar mirë këto kërcënime dhe heshtjen e atyre që duhej të reagonin vetëm pak sekonda pas fjalëve të tij. Mesazhi ynë për Veselin është se ai nuk do të vijë deri në Nish dhe këtë qytet ai mund ta vizitojë vetëm si turist”, ka shtuar ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy