Një fshat në Itali duket se fsheh sekretin e jetëgjatësisë. Numri i madh i personave që i kanë kaluar 100 vite i ka bërë shkencëtarët të studiojnë mënyrën dhe kushtet e tyre të jetesës.
Ata kanë kaluar 6 muaj duke kërkuar arsyet se pse banorët e Acciaroli-t jetojnë aq gjatë dhe nuk preken asnjëherë nga sëmundje si demeca, problemet e zemrës apo shqetësime të tjera që lidhen me plakjen.
Zona ku shtrihet Acciaroli është bregdet dhe pa ndonjë ndërtesë industrial. Me një bukuri të rrallë dhe i mbrojtur me ligj si park natyror, Acciaroli duket se ua jep jetëgjatësinë banorëve përmes dietës mesdhetare të bazuar në vaj ulliri, fruta të freskëta, perime dhe peshk.
“Ne hamë vetëm gjëra të shëndetshme”, i ka thënë AFP-së një 100-vjeçar me emrin Antonio Vassaloe shoqja është Amina Fedollo, 93 vjeçe.
“Ne hamë shumë peshk dhe gjarë të freskëta që i kultivojmë vetë”, thotë ajo. “Kemi lepuj, pula dhe produkte të tjera të zonës si vaji i ullirit. Ne konsumojmë çfarë prodhojmë vetë”, shton ajo.
“Ata e përdorin shumë rozmarinën në gatimet e tyre. Ata e kultivojnë vetë dhe ndoshta kjo i ndihmon. Ne e dimë se rozmarina përmirëson funksionimin e trurit. Gjithashtu, ata janë shumë aktivë. Ata peshkojnë, ecin, punojnë kopshtin. Të gjithë merren me një punë”, thotë një prej mjekëve që ka studiuar mënyrën e tyre të jetesës.
Ai studioi edhe enët e tyre të gjakut dhe u habit kur gjeti se shumë prej të moshuarve i kishin këto të fundit njësoj me një 20-vjeçar.
Studiuesit zbuluan edhe një tjetër komponent sekret të jetës së banorëve të Acciarolit: jetën seksuale.
“Aktiviteti seksual edhe te të moshuarit duket në nivele të larta. Ndodhsta jetëgjatësia ka lidhje edhe me këtë”, thanë ata.



