Rama: Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, Shqipëria ka rregullat më të forta (VIDEO)

Rama: Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, Shqipëria ka rregullat më të forta (VIDEO)

Gjatë konferencës së sotme me në fokus ekonominë, Kreministri Rama ka deklaruar se Shqipëria ka rregullat më të forta përsa i përket pastrimit të parave duke futur në filtrin e strukturave të pastrimit të parave edhe një person që kërkon të blejë shtëpi.

Rama është shprehur se të gjitha vendet luftojnë me partë e pista dhe se kjo është sfida më e madhe.

”A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonje vend që nuk ka ? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë shumë të shtrënguara në raport me vendet e tjera. Blen një shtëpi një emigrant, apo con 15  mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj, për të verifkuar se ku i gjeti. Gjë që ka sjellë probleme. Ku i nxirrni ju që bëhët pa banka. Struktura e pastrimit të parave verifikon klientët që blëjnë shtëpi, dhe janë verifikime ekstreme, dhe unë në parim nuk jam dakort, por ky është ligji, as ndërhyj dhe as i ndryshoj.  Çdo klient që blën apartament në Shqipëri, emigrant, i huaj apo në vendin tonë, kalon në filtrin e pastrimit të parave, dhe kanë vazhdimisht ankesa sepse tremb klientelën.Kjo është sfida e institucioneve që ju ftoj ti bashkoheni me investigeime, merrni shembull nga Stopi apo Fiks Fare . Ata që e luftojnë mafian nga kolltuku dhe bëjnë ekspertin, janë më të korruptuar dhe inkriminuar se të gjithë së bashku. Edhe më keq se ata. Shtrirë nëpër kolltuqe merr ca llafe rrugësh dhe ngri e ul njerëz. “ tha Rama.

 

 

Përgjimet e antimafias, Rama: Pa asnjë fakt dhe provë, po bëhet dezinformim  11:40 

Kryministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë lidhur me përgjimet italiane që implikojnë në afera korruptive figura të njohura politike, përfshirë edhe Kryebashkiakun Veliaj.

Rama i ka konsideruar këto akuza si të pabaza dhe pa fakte, ndërsa thotë se publikut po i ofrohen informacione të pavërteta.

“Flasin ca italian, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parashiojnë pushimin e tokës së premtuar, nuk ka asnje fakt, provë apo lidhje dhe këtu ngrihet një tymnajë. Unë nuk kam asgjë për të thënë për këtë, merreni konkluzionin e Italisë, lexojini ato mijëra faqe, nxirrjuani lengun . Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjoj dot në një vend normal, një nëjri që ka një mikrofon dhe një fytyrë, të marrë kohë nga koha e njerëzve, për ti hedhur në fytyrë këtë gjellë kundërbuese dhe budallallëku. Të të them që nuk funksionon kështu me mua apo me ne, prap është e kot, është një turp që ta mbajnë ata që e kanë. Dhe ju nuk keni  pse bëhëni pjesë e këtij turpi.Si gjithmon në vend që të bëhët informim bëhët disinformacion, bëhët luftë se kush e shtrëmbëron më shumë të vërtetën” tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy