Autoritetet suedeze kanë deklaruar se personi i cili kreu një sulm me kamion në Stokholm, më parë ishte nën vëzhgim nga ana e autoriteteve.
Policia theksoi se personi i arrestuar për krimin terrorist kishte drejtuar kamionin në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit.
Policia suedeze ka konfirmuar se ka zbuluar një pajisje të dyshuar në brendësi të kamionit i cili hyri në një dyqan në Stockholm, ku mbetën të vdekur katër persona.
“Pajisja teknike” u gjet në vendin e shoferit të automjetit, ka konfirmuar Komisioneri i Policisë Kombëtare Dan Eliasson, njofton BBC.
Në këtë faze, ai tha se ishte e pamundur të dihet nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Eliasson tha gjithashtu se i dyshuari që po mbahet në paraburgim është nga Uzbekistani, 39 vjeçar, dhe emër i njohur për shërbimet e sigurisë.
Katër persona u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë.



