Avokati Romeo Kara, për provat e reja të dorëzuara në Prokurori nga drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, pas kërcënimeve dhe shantazheve ndaj tij, thotë se zbardhja e ngjarjes, është sfidë për Prokurorinë.
Nga studio e “MCN Live” ai tha se ngjarja tregon se ka diçka që është më serioze, deri sa e kërcënojnë dhe i shkojnë dhe fizikisht.
Sipas tij, ka biseda telefonike që duhen parë dhe ndan bindjen se do ketë një zbardhje të së vërtetës, nëse ka vullnet.
Madje ai e krahason me rastin e Jeffrey Epstein dhe thotë se është janë skema si të KGB-së ruse.
Pas kallëzimit në Prokurori dhe kallëzimit të hapur, tani këto përputhen të dyja. Ka bërë shumë mirë që ka çuar kallëzimin në Prokurori, duhet të niste hetimi dhe kryesisht. Mendoj se ka një narrativë të shtruar në Shqipëri, është trashur shumë, lidhur me shantazhin dhe shantazhi gjithmonë në fund fare përfundon me vlera parash, për të hequr dorë nga pasuri, tendera të ndryshëm.
Zotëria përveçse është në lëmin e medias është dhe në dy biznese të tjera, sidomos te mbikëqyrja e lojërave të fatit, që më në fund u rregullua me vendimet e qeverisë. Këto lëvizje që ne themi të rregullohet legjislacioni, të rregullohet dokumentacioni, shohim dhe persona të tjerë që janë të lidhur dhe me njerëz të Komisionit të Prokurimit dhe me njerëz të AKSHI-t dhe është përmbushur gjithë tabloja edhe me statuse, apo me adresa false duke lëshuar sinjalet e shantazhit.
Besoj se janë të gjitha mundësitë që Prokuroria të hetojë, se te policia nuk kam pasur asnjëherë besim. Se policia fillimisht nëpërmjet një gazetare investigative tha se problematikën e ka me ortakun e tij, por dhe nëse i rrezikohet jeta nga ortaku, ti merr masa. Kur nuk funksionon shantazhi, vjen dhe kërcënimi. Shantazhi nuk funksionoi se ai vetëdenoncoi veten. Me që ky person s’po e ha shantazhin, hajde ta ekzekutojmë apo ta kërcënojmë me jetë. Ta nxjerrim jashtë vetes. Këto janë skema të pastra të KGB-së ruse.
Këtu ka diçka që është më serioze, deri sa e kërcënojnë dhe i shkojnë dhe fizikisht, kjo është sfidë për Prokurorinë. Prokuroria i ka të gjitha format në sistemin TIMS, apo mesazhet në rrjetet sociale. Të telefonisë, këto vihen në rresht, bëhet lidhja shkak-pasojë. Ka biseda telefonike që duhen parë dhe besoj se do ketë një zbardhje të së vërtetës, ka nevojë vetëm për vullnet.
Duhet të marrë fund shantazhi i stilti “Epstein”. E ka Kodi Penal, “kanosje me anë të shantazhit”. Këta po e hetojnë vetë ngjarjen si televizion. Policia duhet të reagojë në flagrancë, por nuk reagon, kjo tregon se policia është e falimentuar dhe kompromentuar komplet.
Institucioni të korrupton më tepër nga të gjitha, prandaj shoqërohet kulaçi me kërbaçin. Këtu e detyruan Endri Meksin të bëjë “vetëvrasje”, por ai tha se unë nuk heq dorë nga të drejtat e mia që mund të kem. Atë që përdorën me Gerond Meçen, e morën peng dhe e detyruan me kërbaç të tërhiqet.
Te ky zotëria mbase nuk e bëjnë dot me rrëmbim, por e bëjnë me shantazh me anë të femrave. A është shantazh i organizuar apo po flet kot? Po këto kërcënimet a mund të kenë lidhje? Këtu ka nevojë për një investigim. Kur ngjarjet kanë një lidhje logjike shkak-pasojë, këtu ka një shantazh dhe zotërinjtë e kanë kthyer shantazhin në institucion. Unë di se e kanë bërë dhe për të huajt. Kush hyn në rrugën e shantazhit seksual i bën të gjitha. Party bëjnë gjerësisht, por në momentin që filmohet, hyn shantazhi. Këto janë femra që e vënë veten në përdorim dhe nuk kanë turp.



