Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet në qeveri.

Socialistët pritet të miratojnë shkarkimin e Arben Ahmetajt si zëvendës kryeministër dhe emërimin e Belinda Ballukut në vend të tij.

Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Partia Demokratike kërkoi që ndryshimet në qeveri të mos kalojnë pa debat në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj depozitoi kërkesën në Kuvend për të zhvilluar debat, por socialistët e rrëzuan.

Seanca do të mbahet në orën 17:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy