Kuvendi mblidhet të hënën, zgjidhet anëtarësia e Byrosë dhe komisionet

Kuvendi mblidhet të hënën, zgjidhet anëtarësia e Byrosë dhe komisionet

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sërish të hënën e 13 shtatorit në orën 17:00, me urdhër të Kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolla .

Në seancën e tretë plenare për këtë legjislaturë, do të zgjedhën organet drejtuese të Kuvendit, ku në rendin e ditës, do të jenë gjashtë pika.

Katër më të rëndësishmet, përkojnë me projektvendimet për zgjedhjen e Byrosë, përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit dhe caktimin e Komisioneve Parlamentare.

Përkatësisht, do të caktohen kryesitë e Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Do të përcaktohen edhe përbërjet e këtyre komisioneve të përhershme. Ndërkaq, do të ketë edhe përcaktim të anëtarëve përkatës, të cilët do të jenë pjesë e punimeve të komisioneve në Kuvend.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje për herë të parë për Legjislaturën e X-të, duke zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare me 79 vota pro dhe 4 kundër nga 140 deputetë të pranishëm në sallë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy