Një aksident është rregjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz dhe më konkretisht tek bulevardi ‘blu’, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vazjë e mitur 17-vjeçare me inicialet B. H.
Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e mjetit F. K.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi "Blu", mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



