
Institucionet shtetërore ende nuk kanë një deklaratë zyrtare se pse 27 vjeçari Jani Rustemaj ka shkuar në gjendje kome nga qelitë e paraburgimit në spital. Avokati I familjes Jani Rustemaj në një intervistë për MCN rendit disa nga shkeljet ligjore dhe thotë se më shqetësuesja është fakti se familja e tij është njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore, vetëm pas 11 ditësh.



