Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi diferencat kulturore Shqipëri-Kosovë, studiuesi Adri Nurellari thotë se shqiptarët e Shqipërisë janë më të larmishëm, ndërkohë që ata të Kosovës më homogjen.
Sipas studiuesit nëse do të ketë bashkim Shqipëri-Kosovë ai nuk mund të ndodhë në mënyrë unilaterale.
Nurellari thotëse ky bashkim mund të ndodhë kur të mos jetë më shqetësim për fqinjët, me konsensus rajonal dhe ndërkombëtar, dhe kur Kosova të jetë pjesë e BE-së dhe OKB-së.
Ne kemi diferenca të theksuara kulturore, dhe mendoj që e lidhen me të kaluarën komuniste që ka lënë gjurmë të prekshme. Uzurpimi dhe represioni serb, periudha të caktuara kanë bërë që të forcojnë kompaktësinë. Atje janë shumë më homogjinë se këtu. Një pjesë e mirë e ortodoksëve serbë janë asimiluar. Formimi i shtet-kombeve të reja ballkanike është lidhur me përpjekje për ta homogjenizuar popullsisë. Shqiptarët kanë vuajtur më së shumti, pas luftës ruso-turko dhe Traktatit të Shën Stefanit, janë dëbuar mbi 130 mijë shqiptarë dhe janë vrarë mbi 20 mijë që i përkisnin Nishit. Ne shqiptarët e shqipërisë jemi boll të larmishëm. Në shumë aspekte Republika e Shqipërisë mund të përfitojnë prej Kosovës, spiritualitetin, identitit kombëtar, dhe Kosova mund të përfitojë pranimin e diversitetit dhe pluralizmin”
Teksa u ndal te bashkimi kombëtar, Nurellari tha: “E shikoj si aspiratë të dëshiruar. Bashkimet e fundit që kanë ndodhur kanë qenë të shteteve ndërkombëtarisht të pranuara. Kemi bashkimet e dy Gjermanive dhe dy Jemenët, të Veriut dhe Jugut. Si ata që kanë përzemër identitetin kombëtar, apo kosovar, kanë një mision të përbashkët forcimi i Kosovës si shtet i pavarur. Atëherë mund të bëhet bashkimi kombëtar, kur të mos jetë më shqetësim për fqinjët. Nëse do ketë ndonjëlloj bashkimi, nuk besoj se do ndodhi në mënyrë unilaterale, por me konsensus ndërkombëtar, rajonal, dhe pasi Kosova të mos jetë më në pikëpyetje si shtet, por të jetë anëtarë e BE, OKB”.



