Presidenti i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, në një takim urgjent të dielën në mbrëmje, shpalli shtatë ditë zi kombëtare, deri më 4 janar për rrëzimin e avionit në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.
Aksidenti ajror më vdekjeprurës ndonjëherë në Korenë e Jugut vrau 179 persona të dielën, kur një avion u ul me bark dhe u rrëshqit në fundin e pistës, duke shpërthyer në zjarr ndërsa u përplas me një mur në aeroportin ndërkombëtar Muan.

Fluturimi 7C2216 i Jeju Air, kishte mbërritur nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, kur u përplas teksa po përpiqej të ulej mëngjesin e sotëm në aeroportin në jug të vendit, tha ministria e Transportit të Koresë së Jugut.
Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit arritën që të shpëtonin, të plagosur rëndë.
Around 120 people have been killed after an airliner landed without wheels, veering off the runway and erupting in a fireball as it slammed into a wall at #SouthKorea’s Muan International Airport.https://t.co/2Ree52CGO6 pic.twitter.com/UTSaQzxF1I
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) December 29, 2024



