Presidenti Xi Jinping po zhvillon në këto momente një takim me Antony Blinken. Blinken është zyrtari më i lartë amerikan që është takuar me Xi që nga viti 2018. CCTV, media shtetërore në Kinë tha se takimi po mbahet në ndërtesën historike të Sallës së Madhe të Popullit, në skaj të Sheshit Tiananmen në Pekin. Presidenti kinez është shprehur se shpreson se Blinken do të japë kontribute më pozitive në stabilizimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA.



