Bozdo: Basha bëri çmos për të mos e zgjidhur krizën paqësisht, Rama i dha një dorë

Bozdo: Basha bëri çmos për të mos e zgjidhur krizën paqësisht, Rama i dha një dorë

Ngjarje të paralajmëruar, e quajti Enno Bozdo, protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar për të hyrë në Partinë Demokratike.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në Mcn Tv, Bozdo tha se ka qenë i pranishëm në oborr dhe mund të japë versionin e tij.

Do të kishte qenë shumë herë më mirë që të ishte gjetur një zgjidhje politike për krizën që po kalon Partia Demokratike. Një pjesë e bazës së PD, anëtarësisë, lidershipit, distancohet nga veprimet e kryetarit, zgjidhja është politike, bien dakord, shkohet në votim, zgjidhet lidershipi i ri i PD dhe ecet përpara. Kjo gjë nuk u mundësua nga Lulzim Basha, bëri çmos për të prerë të gjitha urat e komunikimit dhe mundësinë për ta zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Ai shtoi se që në kohën që thirret një Kuvend paralel, Lulzim Basha donte të thoshte se ajo pjesë e partisë i takonte atij, madje shtoi se qëllimisht zgjodhi dhe sallë më të vogël, për t’u justifikuar pas njerëzve nëpër korridore.

Bozdo deklaroi se ka vënë re një zemërim ekstrem të njerëzve me atë që po ndodhte në selinë e partisë.

Nga bllokimi për të hyrë në seli, janë gjëra të pandodhura më parë në Shqipëri. Të tilla lloj situatash janë gati mesjetare, është blinduar tre herë më shumë selia.Ajo që e pëson është sigla e PD, aty ka pasur njerëz të armatosur brenda, me precedentë penalë. Atë çast Edi Rama vendosi që ta mbronte Lulzim Bashën dhe i dha një dorë.

Sipas Bozdos, të pranishmit në protestë donin vetëm të hynin në seli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy