Miss Universe, Spanja do të përfaqësohet me një bukuroshe që ka lindur mashkull

Miss Universe, Spanja do të përfaqësohet me një bukuroshe që ka lindur mashkull

Një 26-vjeçare nga Sevilja do të përfaqësojë Spanjën në Miss Universe. Por e veçanta e Angela Ponces është se ka lindur djalë.

Ponce do të garojë për Spanjën në konkursin që mbahet këtë vit në Filipine.

Në vitin 2012, Miss Universe njoftoi se do të lejonte transgjinorët të merrnin pjesë në garë.

Kjo erdhi pasi transgjinorja kanadeze, Jenna Talackova, fitoi gjyqin me organizatorët e konkursit në Kanada, të cilët e kishin skualifikuar pikërisht për identitetin e saj seksual.   

Angela është 191 cm e gjatë.

Ajo është zgjedhur Miss Universe Spanja në të njëjtën kohë që në vendin e saj mbahej parada e komunitetit LGBT.

Ajo thotë se e ka kuptuar që ndihej femër kur ishte vetëm 3 vjeçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy