Lëvizjet e fundit në klubet e futbollit (VIDEO)

Lëvizjet e fundit në klubet e futbollit (VIDEO)

BALOTELI TE MONZA

Mario Baloteli, pas prishjes së kontratës me Breshan, ka nënshkruar me Monzan në serinë B italiane. Të hënën do të bëhet zyrtarizmi dhe prezantimi i lojtarit, ndërkohë që mediat zbulojnë se ish-sulmuesi i azurëve ka rënë dakord për një pagesë prej 400 mijë euro deri në fund të sezonit aktual dhe me bonuse nëse Monza do të ngjitet në serinë A.

MESI PRANË LARGIMIT NGA BARCELONA

Lionel Mesi është gjithnjë e më tepër larg Barcelonës. Tensionet e muajve të verës kanë lënë gjurmë, pavarësisht lamtumirës së armikut të tij Bartomeu nga presidenca blugrana. Burime pranë lojtarit shprehen se në qershor argjentinasi do të largohet përfundimisht. PSG po vëzhgon me interes situatën, por e avantazhuar mbetet Manchester City i Guardiolës, që do të tentojë mbylljen e kontratës që në janar, pavarësisht se Mesi do të qëndrojë deri në fund të sezonit në Katalonja.

PSG NDËRPRET KONTRATËN ME RODRIGEZ

Ka mbërritur në finish aventura e Jese Rodrigez te PSG. KA qenë vetë klubi francez ditën e sotme që ka publikuar lajmin nëpërmjet një komuniakte zyrtare, ku ka njoftuar ndërprejren e menjëhershme të kontratës, e cila i skadon në qershor 2021. I mbërritur në Francë nga Real Madrid në 2016, Rodriguez nuk gjeti kurrë hapësira në skuadër dhe e ka kaluar karrierën si i huazuar në skuadra të ndryshme të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy