Përmbytje në jug të Iranit, 17 persona humbin jetën

Përmbytje në jug të Iranit, 17 persona humbin jetën

Të paktën 17 viktima janë regjistruar nga përmbytjet që përfshinë provincën Fars në Iranin jugor.  siç raportoi televizioni shtetëror. 

Shirat e dendur përmbytën lumin Roundbal pranë qytetit të Estahban, tha guvernatori lokal Yousef Kaergar, duke shtuar se ekipet e shpëtimit shpëtuan 55 persona të bllokuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë ende të zhdukur. 

Kujtojmë se në provincën e Farsit në vitin 2018, 44 persona kishin humbur jetën nga përmbytjet.

Një numër i banorëve vendas dhe turistëve ishin në breg të lumit dhe u kapën në befasi nga përmbytjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Irani ka përjetuar periudha thatësire gjatë dekadës së fundit, por edhe përmbytje të rregullta.

Në vitin 2019, përmbytjet e rënda në jug të vendit vranë të paktën 76 njerëz dhe shkaktuan dëme të vlerësuara në mbi 2 miliardë dollarë. 

Të paktën 2 persona humbën jetën në një përmbytje të shpejtë në provincën Fars në janar, kur shirat e dendur goditën zonën. 

Në dhjetor në Irak, një shtet në kufi me Iranin, 12 persona vdiqën për shkak të përmbytjeve të papritura që goditën veriun e vendit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy