Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi për vdekje nënkomisarin e Lezhës, jetonte në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti. Pas divorcit të prindërve të tij në vitin 2012, i riu jetonte me xhaxhain e tij. Edhe pse në një moshë të re, Aldi njihej nga Policia si një person me të kaluar kriminale. Sipas burimeve nga policia, në vitin 2019, 21-vjeçari ishte arrestuar për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
I riu gjithashtu ishte kallëzuar penalisht nga e dashura e tij, pasi ai e kishte dhunuar fizikisht. Atë kohë, vajza ka deklaruar se Aldi Rama i kishte marrë telefonin dhe i kërkonte 50 euro që t’ia kthente. Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro, por 21-vjeçari nuk i ka kthyer telefonin, por e ka dhunuar e më pas ka marrë një taksi e bashkë me dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të pabanuar në Balldre të Lezhës. Sipas policisë, ata kanë abuzuar seksualisht me të renë duke i dhënë gjithashtu të konsumojë hashash.
Kjo çështje në ngarkim të tij është pushuar nga gjykata, ndërsa Aldi Rama u dënua vetëm për veprën penale të vjedhjes.
Burimet nga policia, bëjnë të ditur gjithashtu se 21-vjeçari është ndaluar edhe vitin e kaluar për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Për këtë, ai ishte lënë në masë sigurie “arrest shtëpie”.



