Kanye West takon Trump në Zyrën Ovale: Më bën të ndihem si Superman (FOTO)

Kanye West takon Trump në Zyrën Ovale: Më bën të ndihem si Superman (FOTO)

Kanye West ka shkaktuar zhurmë të madhe pas lavdërimeve që i bëri Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ndërsa mbante të veshur kapelen me logon 'Make America Great Again', ylli i popit tha: "Kur vura për herë të parë këtë kapele në kokë, u ndjeva si Superman."

Reperi gjithashtu diskutoi për diagnozën e tij bipolare me presidentin e SHBA.

Gjatë një monologu 10-minutësh që përfshinte reformën e burgut, politikën dhe univers, Kanye tha: “Ata u përpoqën të më trembin mua, miqtë e mi që të mos veshin këtë kapele, por kjo kapele më jep fuqi në një farë mënyre. Ju e dini, nëna dhe babai im u ndanë kështu që nuk kam shumë energji mashkulli në shtëpinë time. Ti më bën të ndihem si Superman, je superheroi im i preferuar.”

Ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për liderin amerikan duke shtuar faktin se në vitin 2020 do të kandidojë për president, shkruan BBC.

"E dua këtë djalë këtu," tha West, duke ecur prapa tavolinës për të përqafuar presidentin e ulur, i cili tha: "Kjo është me të vërtetë e bukur".

Kanye West e takoi presidentin Trump në kullën e tij në Manhattan në 2016, një muaj pasi ai fitoi zgjedhjet, por kjo ishte vizita e tij e parë si rapper në Shtëpinë e Bardhë.

Reperi duket se ndoqi drejtimin e gruas së tij, ylli të reality show Kim Kardashian, e cila ka bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy