Analisti Preç Zogaj thotë se SPAK ka tejkaluar punën e çdo organi akuze të deritanishme. Lidhur me çështjen ndaj ish-kryeministrit Berisha, Zogaj tha se ky është rasti që i jep mundësi publikut të shikojë sa vërtetësi ka.

Ngeli në hetim në gjendjen e arrestit shtëpiak sepse sfidoi drejtësinë. Sali Berishës iu dha mundësia të shkonte në prokurori, të jepte përgjigje, të kthehej në Parlament.

Akuza është akuzë. SPAK mendon se ka prova dhe njofton për këtë. Kjo është një çështje që shkon në gjykatë. Nëse nuk mbyllet që në hapin e parë do të ndjekë shkallë të tjera.

Radhën nuk ia përcaktojmë dot SPAK-ut. Ka një bilanc që nuk e kanë pasur të tjerët. Ka arritur deri në nivel zv.kryeministrash.

Mendoj se askush nuk i ka lexuar 500 faqet e SPAK-ut. Edhe ne do japim mendime duke parë prova. Kjo i jep mundësi publikut të shikojë sa ka vërtetësi. Nuk ka gjë të re, të gjithë politikanët në botë kur janë dënuar me prova kanë thënë që procesi është politik.