Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, president zgjidhet ish-kryeministri Zoran Milanoviç

Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, president zgjidhet ish-kryeministri Zoran Milanoviç

Zoran Milanovic edhe zyrtarisht është zgjedhur President i ri i Kroacisë, duke fituar rreth 52.69 përqind të votave. Personi që dikur ishte Kryeministër i po këtij vendi, një kohë kishte punuar edhe në Qeverinë e Kosovës, si konulent i ish-Kryeministrit Agim Çeku.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas numërimit të gjitha vendvotimeve, del zyrtarisht se presidenti i Kroacisë do jetë ish-kryeministri Zoran Milanovic.

Zoran mposhti ish-presidenten e deritanishme Kolinda Grabar-Kitarovic, në raundin e dytë të zgjedhjeve. Sipas këtij Komisioni, pas numërimit të 99.54 përqind të vendvotimeve, Milanovic ka fituar rreth 52.69 përqind ose rreth 1,030,000 vota.

Ndërsa kundër kandidatja Kitarovic ka marrë rreth 47,31 përqind të votave ose rreth 926,00 mijë vota.

Por në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator 2016 ai pësoi një humbje befasuese ndaj Milanović njoftoi tërheqjen e tij nga politika. Më pas hyri në biznesin e këshillimit dhe punoi si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” , kishte thënë Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Mirëpo, Milanovic një kohë të gjatë qëndroi edhe në Kosovë, ku edhe kishte punuar si konsulent i ish-Kryeministrit, Agim Çeku.

Madje, atë kohë edhe mediat kroate shkruanin se Milanovic po kërkon punë dhe këtu erdhi bashkë me kolegun e tij që e kishte në Qeveri, ish-Ministrin e Mbrojtjes Kroate, Ante Kotromanovic.

“Milanovic po kërkon punë si konsulent në vendet që po provojnë t’i bashkohen BE’së. Ai ka vizituar së fundi Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërsa është parë edhe në Prishtinë, Kosovë. Bashkë me Agim Çekun, me të cilin pritet edhe të punojë”, shkruanin mediat në Kroaci.

Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai bëhet Presidenti i 5-të i Kroacisë si dhe kandidati i parë presidencial në historinë kroate që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve sesa një president në detyrë. Ai bëhet personi i dytë në Kroaci që mund një president në detyrë që rikandidon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy