
Në studion e “Stay Tuned”, deputeti Saimir Korreshi kujtoi fëmijërinë dhe hapat e parë drejt politikës.
E kam pasur qejf politikën. Kisha qejf të isha gjithmonë unë lideri. Prindërit e mi kanë qenë punëtorë të nderuar, por jo pjesë e politikës. Për vuajtjet që ka pasur familja ime në aspektin ekonomik, unë u orientova nga e djathta.
Korreshi tha se pasioni i tij i parë ka qenë futbolli dhe kujtoi kohën si student në Romë.
Kam qenë futbollist. Shyqyr që theva këmbën në një ndeshje në Berat që i hyra shkollës dhe politikës. Kam jetuar në Itali. Është si një njeri që nuk ka parë kurrë jetë me sy dhe vjen në Tiranë. Roma edhe sot që i kam parë qytetet europiane, nuk krahasoj asnjë me të. Edhe tani kur kthehem më duket sikur shkoj në shtëpi. Është dashuria ime e dytë pas Lushnjes.



