
Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet do t’i mbetet Ana Dajkos, ka vendosur sot Kolegji Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën në mënyrë unanime që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.
Lapaj dhe partia e tij kërkuan fillimisht që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur, por në seancën e sotme kërkuan që të lihej në fuqi vendimi i KQZ. Kujtojmë që Komisioneri Shtetëror ia akordoi mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli.
Ky vendim u përmbys nga KAS, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve, dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.



