
Sot në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor i cili ka në fokus procesin e integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gazetarja Oliverda Allmuça tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se kryeministri Kurti nuk është i pranishëm, për shkak të axhendës së ngjeshur, por që ka përgatitur një video-mesazh që do jepet përgjatë samitit.
Lideri i Malit të Zi nuk është paraqitur.
Mungon dhe Kurti.
Kryeziu na ka thënë se arsye pse sot nuk ka ardhur Kurti, është për shkak të axhendës dhe për shkak se nuk ndodhej në Kosovë. Kurti ka përgatitur një video-mesazh.
Në samit merr pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Pika e parë që është kërkuar nga PE është rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të BE.
Pika tjetër është rritja e bashkëpunimit ekonomik në tregun e përbashkët rajonal.
Pika që do theksohet është përshpejtimi i reformave themelore me karakter ekonomik. PE ka kërkuar që deri në fund të 2024 të kemi një listë me reformat që do ndërmerren nga 2024-2027 dhe kjo listë do dërgohet dhe në BE.
Pika tjetër është ajo e rritjes së ndihmës financiare.



