Greqia nis fushatën kundër Shqipërisë në BE. Shkak është bërë arrestimi i Fredi Belerit për të cilin Greqia prej datës 12 maj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ndërkohë mbrojtja e Belerit akuzon prokurorinë se me dashje ka future në fashikullin e gjykimit një dokument për të cilin pretendon se është i falsifikuar.



