
Banorët e bashkisë Vau Dejës, kanë protestuar këtë të shtunë si pasojë e dëmeve që kanë pësuar nga përmbytjet e disa ditëve më parë dhe neglizhencës së institucioneve vendore. Ata i druhen përmbytjeve të tjera, ndërsa thonë se shkak bëhet mospastrimi i kanaleve në zonë.



