
Përmirësohet situata e përmbytjeve. Pas ndërprerjes së reshjeve të shiut gjatë kësaj të hëne ka filluar të tërhiqet uji. Në bashkinë e Vlorës janë evakuar 77 familje ndërsa janë përmbytur 150 ha tokë bujqësore. Më kritike paraqitet situata në Fier ku janë përmbytur 108 banesa 350 ha tokë dhe 40 hektarë sera.



