Qeveria e re në Kosovë/ Zejnaj: Vota e diasporës nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar. VV merr 50 deputetë (VIDEO)

Qeveria e re në Kosovë/ Zejnaj: Vota e diasporës nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar. VV merr 50 deputetë (VIDEO)

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht në përfaqësitë diplomatike, po vazhdon ende.

Sipas politologut Argjend Zejnaj, i intervistuar për "MCN Informacion", është e mundur që procesi të përfundojë në orët e vona të natës.

Sipas deklaratave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që numërimi të mbyllet sonte dhe rezultatet të dalin online në faqen zyrtare të KQZ-së, e cila pati probleme gjatë editimit të zgjedhjeve.

Një raport jozyrtar i OSBE-së ka paraqitur kritika për organizimin dhe mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, veçanërisht pas përfundimit të procesit të votimit dhe fillimit të numërimit në qendrat komunale.

Shpresohet që procesi të përfundojë sonte dhe se brenda ditës së nesërme mund të dihen rezultatet, qoftë ato preliminare, qoftë ato përfundimtare. Pas certifikimit të rezultateve, pritet të nisë procesi i formimit të institucioneve, pasi nuk ka më kohë për të mbajtur një qeveri në detyrë.

Sipas Zejnaj, vota e diasporës nuk do të ketë ndikim të madh në rezultatin përfundimtar, duke pasur parasysh se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka arritur të sigurojë 50 deputetë.

Ai thotë se matematikat politike që do të përdorë Albin Kurti për formimin e koalicioneve janë kyçe.

Vota e diasporës nuk pritet të ndikojë ndjeshëm në totalin e rezultatit, sepse VV ka siguruar deri në 50 deputetë, mundësisht edhe 51, për shkak se pragu elektoral për partitë e para është më i lartë se për partitë e tjera që pasojnë.

Rrjedhimisht, VV pritet të dalë e para me 50 deputetë, ndjekur nga PDK, LDK dhe e fundit AAK.

Kurti mund të tentojë të formojë qeverinë vetëm, por nuk mund të jemi të sigurt nëse do t'ia dalë, për shkak të situatës politike brenda vendit dhe ndikimeve nga gjeopolitikat ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy