Bajramaj: Është hedhur ideja që të rriten tarifat për qytetarët që të ulet stoku, po humb besimi (VIDEO)

Bajramaj: Është hedhur ideja që të rriten tarifat për qytetarët që të ulet stoku, po humb besimi (VIDEO)

Durim Bajramaj, kryetar i Dhomës së Avokatisë në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se gjyqësori shqiptar ndodhet në gjendjen më kritike të mundshme, çka ka bërë që të humbë besimi i qytetarëve tek drejtësia.

 

Sipas Bajramaj, është hedhur ideja e rritjes së tarifave për qytetarët, në mënyrë që të ulet stoku i dosjeve, një veprim totalisht i gabuar.  

 

Sa i përket stokut të dosjeve, gjyqësori ndodhet në gjendjen më kritike, çka po bën që qytetarët të humbasin besimin tek institucionet. Proceset po zgjasin pa fund. Ajo që po e bën më dramatike situatën është që po kërkohen ekspertë të huaj për të orientuar institucionet për mënyrën e menaxhimit të stokut të dosjeve, a thua ky vend nuk ka ekspert. Ky zhvillim është parim i heshtur, por dhe i qartë i dështimit institucional. Në çdo vend demokratik institucionet përgjegjëse kanë detyrë të parashikojnë krizën, të ndërhyjnë dhe të mbajnë përgjegjësi. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Kemi dështim të institucioneve të drejtësisë dhe askush nuk mban përgjegjësi. 

 

Është hedhur dhe ideja që duhet të rriten tarifat që të ulet stoku i dosjeve në gjykata. Pranë institucionit përgjegjës, KLGJ është ngritur grupi i punës dhe grupi ka bërë disa mbledhje për të menaxhuar këtë situatë. Nga ky grup pune është hedhur ideja të rriten tarifat që qytetarët të mos kenë mundshi për t’iu drejtuar gjykatave dhe me këtë mendim mendojnë se do të ulin stokun e dosjeve që është bërë sepse ata nuk bënë parashikimet e duhura me reformën. 

 

Kanë qenë të qëllimshme mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, për ta kaluar në kolaps. Gjyqësori është në kolaps, qytetarët kanë humbur besimin. Kanë humbur aksesin për të marrë drejtësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy