
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Lorenc Vangjeli tha se sistemi i ri i drejtësisë ka krijuar një realitet të ri edhe në politikë.
Sot ka ndodhur diçka që ne nuk e vërejmë sepse jemi të infektuar nga e përditshmja. Ne kemi një kryeministër që premton se do të kapë mëkatarët për veshi dhe t’i çojë në derën e SPAK-ut. Deri më sot problemi i ndëshkimit të mëkatarëve ka qenë që ose kanë pasur imunitet politik ose ka ndikuar politika në ndarjen e tyre në engjëj dhe djaj. Politika tani është shndërruar në kliente të sistemit të drejtësisë. Nëse kjo e inceneratorëve do të ndodhte dje, do të kishim një kryeministër që thotë mos hyni në sinoret e mia. Kishim një KM që e bënte komisionin hetimor për të goditur kundërshtarët. Nëse shikojmë zi, kjo është tjetër histori. Ne duhet të shohim sa është niveli i gotës dhe sa duhet për ta mbushur. Sot ata që kanë bërë mëkate rrinë shumë më tepër pa gjumë. Sot po kthehemi në frikën për të vënë firma.



