Mashtrimi me e-mail/ Si ia mori 25 mijë euro biznesmenit nga Tirana një 20-vjeçar nigerian

Mashtrimi me e-mail/ Si ia mori 25 mijë euro biznesmenit nga Tirana një 20-vjeçar nigerian

Një 20-vjeçar nigerian është autori i një mashtrimi qëi ka kushtuar plot 25 mijë euro një biznesmeni nga Tirana. Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për S.N., me banim në Dublin, i denoncuar dy vjet më parë nga E.B., banues në Tiranë, i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia. Biznesmeni në fjalë komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Por në shkurt të 2020, ai mori një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Ai e kreu pagsën siç i kërkohej dhe pak më vonë kuptoi se kishte rënë pre e mashtrimit. Pas kërkesave drejtuar autoriteteve homologe, të cilat identifikuan IP-të, 20-vjeçari nga Nigeria u identifikua si përfituesi i 25 000 eurove. Kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë është pranuar nga gjykata, në mungesë të të akuzuarit. Ky hetim nuk është rasti i parë i kësaj natyre. Më parë, për të njëjtën akuzë nga gjykata është dënuar shtetasja rumune Aurelia Braitanu.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy