Real Madrid merr vendin e parë, mposht Barcelonën në “El Clasico” (VIDEO)

Real Madrid merr vendin e parë, mposht Barcelonën në “El Clasico” (VIDEO)

Real Madrid ka triumfuar në “El Clasico”, teksa ka mposhtur 3-1 Barcelonën. Madrilenët u shfaqën më kërkues dhe më të qetë në këtë sfidë, duke ia dalë të shënojnë dy herë në pjesën e parë me Benzema në minutën e 12-të dhe Valverde në minutën e 35-të.

Edhe pjesa e dytë, nisi me Realin dominues, me skuadrën vendase që gjeti sërish golin me Benzema, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Barcelona rihapi sfidën në minutën e 83, me një gol të Ferran Torres, por 7 minuta më vonë, Rodrygo vulosi shifrat në 3-1, duke shënuar me penallti.

Një fitore shumë e rëndësishme për Real Madrid, që merr kryesimin në La Liga me 25 pikë, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy