Dëshmitarët e Jehovait: Anëtarët e familjes Josifi nuk janë pjesëtarë të Organizatës tonë

Dëshmitarët e Jehovait: Anëtarët e familjes Josifi nuk janë pjesëtarë të Organizatës tonë

Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri kanë reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ditës së djeshme në kryeqytet, duke u shprehur se pjesëtarët e familjes Josifi që u gjetën të pajetë në një banesë në Kombinat nuk janë anëtarë të kësaj Organizate.

Përmes një deklarate për mediat, Dëshmitarët e Jehovait bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të Organizatës së tyre, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Në deklaratën e tyre, theksohet se përpjekjet për të lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë dhe madje fyese.

Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, citohet nga deklarata.  

Ndër të tjera, në deklaratën e tyre për mediat, ata i bëjnë thirrje kësaj të fundit për të korrigjuar informacionet e pasakta që lidhin Organizatën e tyre me këtë tragjedi të rëndë.

Informacione të tilla të gabuara dhe paragjykuese nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbjellin urrejtje tek njerëzit  për anëtarët e një organizate që njihet gjerësisht në Shqipëri dhe në botë, për qëndrimin e tyre shembullor, për vlerësimin që kanë për jetën, të bindur ndaj qeverive dhe paqedashës”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja e rëndë u shënua dje pasdite në Tiranë. Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe u gjeten të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili dje (2 korrik 2020) më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri" se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

“Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar” – njoftoi policia.

Ka qenë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ai që dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi dje Tiranën.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmën e policisë.

Jaupaj tregoi se kishte hyrë nga dritarja e banjos.

Rebani Jaupaj: “Vëllai ka telefonuar dhe ka thënë nuk kam kontakt prej tre ditësh me motrën dhe nuk përgjigjen në telefon. U ngrit grupi hetimor, shkuan në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën e banesës, hymë nga dritarja e banjos. Konstatuam të ëmën të vdekur. Një nga vazjat në gjëndje kritike për jetën dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe mbi batanije një jorgan vajza tjetër pa shenja jete. U ngrit grupi hetimor dhe po kryen veprime. Mendohet se mund të jenë vetëflijuar.

Ai tha se te viktimat nuk kishin pasur shenja dhune, por është konstatuar se ditët e fundit nuk janë ushqyer.

Rebani Jaupi: ''Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor komunikoi dhe të dy viktimat nuk kishin shenja jete por mendohet se mund të jenë vetëflijuar, grupi hetimor vazhdon hetimet. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dyja vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Në konstruktin e tyre shihet që ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit. Do të japim një deklarim më të saktë pasi të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.''

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore mbërriti në vendngjarje dhe aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy