Xhadat/ Institucioni i falimentuar që paguan 659 punonjës

Xhadat/ Institucioni i falimentuar që paguan 659 punonjës

Prej vitit 2013 në Tiranë nuk ka më stacion treni, pasi ju hap vendi ndërtimit të Bulevardit të Ri. Pas këtij viti, stacioni i trenit u zhvendos nga Tirana drejt Vorës, por as aty nuk ka më stacion hekurudhor.

Tashmë stacioni i trenit më i afërt me kryeqytetin është ai në Durrës. "Xhadat" udhëtoi drejt stacionit të Durrësit, ku operon vetëm linja Durrës-Elbasan, vetëm gjatë fundjavave me 2 trena.

Ndërkohë një pjesë e linjave hekurudhore në Shqipëri si: Rrogozhinë –Fier, Vorë – Gjorm dhe Elbasan – Pogradec, nuk janë funksionale për shkak të gjendjes teknike të tyre. Nga ana tjetër numri i udhëtarëve nga viti 2017 në 2021-n ka rënë me 42 mijë udhëtarë.

Hekurudha Shqiptare është një institucion me 100% kapital shtetëror. Në vitin 2020 ky institucion shënoi plot 2 miliardë lekë humbje, ndërsa për 5 vitet e fundit, 3 milardë e 783 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer në periudhën 1 janar 2018 – 30 maj 2019, e ka cilësuar Hekurudhën Shqiptare, një institucion plotësisht të falimentuar.

Ndonëse me një gropë të madhe financiare, Hekurudha Shqiptare ka të punësuar 659 punonjës, madje vazhdon ende të kërkoj punonjës.

Në vitin 2021 ky institucion shpalli 35 vende vakante pune, mes tyre kërkohej dhe një specialist marketingu, ndryshe punonjës për të reklamuar aktivitetin e hekurudhës.

“Xhadat” iu drejtua Hekurudhës Shqiptare për të pyetur se për çfarë i duhej këtij institicioni një numër kaq i madh punonjësish kur nuk ofron thuajse asnjë shërbim.  Por koordinatori i të drejtës për informim u shpreh se administratori i institucionit kishte vendosur të mos jepte asnjë intervistë, ndërsa arsyeja sipas tij ishte diskrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy