Ndërsa këtë të enjte pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamani, familjarët e viktimës kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit duke kërkuar të jenë present në momentin e dhënies së masës.
Familjarët e 8-vjeçarit kanë hyrë me dhunë në ambientet e Gjykatës së Fierit duke u konfrontuar dhe me forcat e policisë dhe median duke iu kërkuar të largohen.
Kujtojmë se ditën e martë, Klodian Çalamani i mori jetën fqinjit të tij 8-vjeç duke e goditur pas koke dhe më pas groposur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja u zbulua pasi i mituri prej disa orësh nuk kishte shkuar në shtëpi dhe nëna e vogëlushit denoncoi në polici zhdukjen e tij. Pas kësaj, nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë, u vu re se i mituri kishte hyrë në banesën e Çalamanit dhe nuk kishte dalë më prej atje. Me mbërritjen e policisë, Çalamani rrëfeu krimin.



