Deputetët e PD-së kërkojnë shpjegime: Pse na përjashtuat nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit

Deputetët e PD-së kërkojnë shpjegime: Pse na përjashtuat nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit

Komisioni i Integrimit shqyrton sot projektbuxhetin e vitit 2017 nen për nen. Që në nisje të mbledhjes, opozita ka shprehur shqetësimin për përjashtimin e deputetëve të saj nga disa aktivitete me përfaqësim ndërkombëtar.

Kreu i Komisionit, Genc Pollo, i njohu anëtarët e komisionit me një deklaratë që deputetët e PD-së kanë hartuar lidhur me këtë shqetësim. Në deklaratë kërkohet informacion në lidhje me këtë çështje.

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, tha se përjashtimi i opozitës në takimin e Stabilizim Asociimit në Këshillin Europian nuk është rasti i vetëm i përjashtimit të opozitës në takime të tilla.  

“Pse u përjashtua opozita? Në fund të tetorit ishte mbledhja e komitetit të stabilizim asociimit në Tiranë. Në momentet e fundit, mbledhja u anulua. Kjo u bë për shkak të momentit jo të favorshëm, pasi sapo kishin dalë përgjimet e prokurorisë italiane”, tha Bumçi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy