Kaspersky: Në 2019, viruset që marrin fjalëkalimet u rritën me 60%

Kaspersky: Në 2019, viruset që marrin fjalëkalimet u rritën me 60%

Përdoruesit e prekur nga viruset që marrin fjalëkalimin janë rritur me 60% në vitin 2019. Ky është përfundimi i një studimi të Kaspersky, sipas të cilit nga 600 mijë raste të gjysmës së parë të vitti 2018, janë 940 000 rastet këtë vit. “Vjedhësit e fjalëkalimeve” ose ndryshe viruset e projektuara për mbledhjen e të dhënave digjitale të përdoruesve “janë një prej armëve më të rëndësishme në arsenalin e kriminelëve kibernetikë, për të vënë në rrezik privatësinë e përdoruesve”, thonë studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike.

Ky lloj i veçantë i softuerit i vjedh të dhënat direkt nga shfletuesit dhe gjithashtu mund të dizajnohet për të vjedhur dosje të tëra si shërbimet e mesazheve. Gjatë gjashtë muajve të fundit, Kaspersky ka zbuluar kulmet e aktivitetit për këto viruse në Evropë dhe Azi. Në shumicën e rasteve, ato kanë vënë në shënjestër përdorues në vende të tilla si Rusia, India, Brazili, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Një nga më të përhapurit, shpjegon Kaspersky, padyshim është virusi multifunksional Azorult, i zbuluar në kompjutera në mbi 25% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve, të cilët kanë hasur një softuer të dëmshëm gjatë periudhës kur është kryer studimi.

"Njerëzit sot janë gjithnjë e më aktivë në internet dhe shpesh kërkojnë zgjidhje për shumë nga aktivitetet e tyre të përditshme - vëren Alexander Eremin, studiues për sigurinë në Kaspersky. Kjo prirje çon në grumbullimin e gjithnjë e më shumë të dhënave nga profilet digjitale, duke i bërë përdoruesit një objektiv veçanërisht interesant për kriminelët kibernetikë: këto të dhëna, në fakt, mund të përdoren për qëllime përfitimi më vonë, në shumë mënyra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy