Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online ku qytetarët do të mund të aksesojnë dokumente, të dhëna dhe informacione për çështje e projekte me interes publik.
Dosja e parë e publikuar në platformë është ajo për projektet e Sazanit dhe Zvërnecit. Ndërkohë, kryeministri Rama tha se shumë shpejt do të publikohen edhe dokumentet për Kayo.
Kjo sot është reflektim nga protesta që nisi në qershor, dhe nga ana tjetër si domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë gjithmonë e më shumë në presionin e madh të reve, dezinformimit dhe gjysmë të vërtetave.
E kemi quajtur “Pasqyra Flamingio” patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse, “Sazan-Zvërnec”. Është një burim i cili do t’i shërbejë të gjithëve. Qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria por se ccfarë është e shkruar në dokumentet zyrtare.
Nga ana tjetër, është e qartë që në këtë pasqyrë do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme. Po përgatisim disa tema të tjera. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO-s.



